
Nuk Ă«shtĂ« diçka e pazakontĂ« qĂ« kur vjen puna tek zodiaku njerĂ«zit tâi kapĂ« paniku.
Por njĂ« herĂ« nĂ« pak vjet, e âgjoraâ NASA duhet tâi shpjegojĂ« internetit se jo, nuk e kanĂ« ndĂ«rruar papritur shenjĂ«n e zodiakut nga Shigjetar nĂ« Akrep dhe edhe nĂ«se kjo do tĂ« ndodhte, nuk ka pĂ«rse ta ndryshojĂ« njĂ« personâŠ
Astronomët as e kanë këtë lloj fuqie. Sepse astronomia dhe astrologjia janë dy gjëra shumë të ndryshme dhe vetëm një konsiderohet fushë e shkencëtarëve.
âShohim komentet tuaja pĂ«r njĂ« histori tĂ« zodiakut qĂ« rishfaqet herĂ« pas here ndĂ«r vite. Jo, nuk e kemi ndryshuar zodiakunâ, shkruajti Agjencia HapĂ«sinore Amerikane sĂ« fundmi, nĂ« njĂ« postim nĂ« Twitter.
Origjina e këtij ndryshimi të pretenduar të zodiakut daton që prej 2016-s. Në atë kohë, e vetmja gjë që bënë astronomët ishte matematikë e thjeshtë⊠por e gjitha shkaktoi një panik të madh.
PĂ«r tĂ« kuptuar se çfarĂ« po ndodh, do tĂ« duhet tĂ« kthehemi pas nĂ« kohĂ«, 3 mijĂ« vjet mĂ« parĂ«, atĂ«herĂ« kur babilonasit shpikĂ«n pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« konceptin e yjĂ«sisĂ«. VĂ«zhgues tĂ« zellshĂ«m tĂ« natĂ«s, kjo perandori e lashtĂ« pĂ«rdori yjet si njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« llogaritur kohĂ«n dhe pĂ«r tâi shpjeguar vetes si njerĂ«z tĂ« lidhur ngushtĂ« me universin.
Duke e ndarë qiellin në duzina pjesë të barabarta për të imituar kalendarin e tyre 12 mujor, babilonasit zgjodhën një yjësi, ose zodiakun, që në një mënyrë në tjetrën përfaqëson çdo pjesë.
Teksa Toka orbiton, Dielli kalon përmes çdo zodiaku, si akrepi i një ore.
Por përcaktimi i një pjese të qiellit me një yjësi është e vështirë dhe mes datave ka pak mbivendosje.
PĂ«r mĂ« tepĂ«r, babilonasit kishin identifikuar 13 yjĂ«si nĂ« zodiak, kĂ«shtu qĂ« njĂ« prej tyre duhet tĂ« lihej jashtĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tâi pĂ«rshtatej kalendarit tonĂ«. HumbĂ«si fatkeq ishte Opiuchus.
E gjitha kjo ishte për të treguar se, teksa astrologjia është e bazuar në yjësi, është ekstremisht arbitrare, sidomos sot, kur qielli është zhvendosur për shkak të një pjerrtësie në boshtin e Tokës.
Në 2016-n, Space Place, një faqe edukative për fëmijët, e drejtuar nga NASA, shpjegoi sesa të vjetëruar janë në të vërtetë zodiakët.
âKur babilonasit shpikĂ«n pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« 12 shenjat e zodiakut, njĂ« ditĂ«lindje mes 22 Korrikut dhe 22 Gushtit, do tĂ« thoshte se personi kishte lindur nĂ«n yjĂ«sinĂ« e Luanit. Tani, 3 mijĂ« vjet mĂ« pas, qielli Ă«shtĂ« zhvendosur sepse boshti i TokĂ«s (Poli i Veriut ) nuk ka njĂ«jtin drejtimâ, thuhej nĂ« blog.
Me shtimin e një shenje të 13 në zodiak, astronomët në atë kohë përllogaritën datat e reja për shenjat. Sigurisht kjo nuk sugjeronte asnjë lloj ndryshimi zyrtar të shenjave, ishte thjeshtë përllogaritje interesante matematikore.
Por shumë njerëz e marrin shumë seriozisht shenjën e tyre të zodiakut dhe kjo ishte e tepër për ta. Pasi ky postim u publikua në blog, zërat u shpërndanë me shpejtësi nëpër internet, se NASA kishte ndërruar papritur shenjat e horoskopit.
Pak a shumë që prej asaj kohe, Agjencia është përpjekur që të lajë duart mbi këtë çështje, duke e bërë sa më të qartë për publikun që astrologjia nuk ka lidhje me astronomët. E megjithatë, ndonëse e bën këtë herë pas herë, zërat rikthehen sërish, si në rastin konkret, duke e detyruar NASA-n që të përgënjeshtrojë sërish