“U tmerrua, helmi doli rrugës”- Evis Mula befason me deklaratën për Arbana Osmanin: Vajzave të talentuara u vuri stërkëmbëshin

Këngëtarja e njohur Evis Mula ka befasuar me deklaratën për moderatoren Arbana Osmani. Teksa u kthye pas në kohë, kur u përzgjodh si prezantuese e “Top Fest 1”, Evis Mula kujtoi duelin e ‘frikshëm’ me moderatoren. Këngëtarja u shpreh se Arbana Osmani u tmerrua kur Evis Mula u përzgjodh si prezantuese e konkursit të muzikës, pasi priste që të ishte vetë fituese. “Ka qenë një duel i frikshëm me Arbana Osmanin, u tmerrua atëherë sepse priste, prisnin shumë në fakt se drejtonin radion dhe befas dola unë,”– tha këngëtarja e ftuar në “Wake Up”. “Çfarë ndodhi? Të helmuan rrugës?”- u pyet ajo nga prezantuesja e emisionit Ori Nebiaj. “Sigurisht helmi doli rrugës kam përshtypjen sepse finalen nuk e prezantova unë. Kisha shkuar për një program ku bëheshin audicione për Top Select. Ambicia ime ishte shumë herë më e vogël. Ndërkohë bëj audicion me Bojken Lakon dhe Aldon Lipen që kanë qenë atëherë pjesë e stafit dhe më hipin te pjesa ku ka qenë podiumi i velinave të Fiks Fare dhe më thonë improvizo.

Visit Instagram Profile ➤

 

Improvizimi im ishte karizma që kisha, paturpësia për tu tallur me njerëzit, për ti vënë në lojë etj. Pa mbërritur në shtëpi më vjen një telefonatë e Aldon Lipe dhe më thotë se Tani ka parë audicionin tënd dhe është dashuruar me tipin tënd, do jesh prezantuesja e Top Festit. E kam përshtypjen se aty e kuptova, shumë më vonë sepse më thoshin njerëzit pse ajo vajza lart që prezanton, që quhet Arbana Osmani, sa herë thosha linja për ty Arbana dhe ajo thoshte gjithmonë linja poshtë,”- tregoi Evis Mula.

Artistja rrëfeu se Arbana ka gjetur mënyrën për ti vënë stërkëmbëshin shumë vajzave të talentuara.

“E kam, e kam kunjin me Arbanën dhe më vjen keq sepse kam përshtypjen se ka pasur shumë vajza të talentuara pas meje që ka gjetur mënyrën për ti vënë një çikë stërkëmbëshin,”- tha Evis.

Ndërsa pyetjes nëse ka folur me Arbanën për këtë temë, iu përgjigj: “Ç’punë kisha? Ja e thashë. Kam një gjë që gjërat i them drejtpërdrejtë. Kjo është e vërteta, s’kemi çfarë të bëjmë. Por ajo është aty ku është, bravo i qoftë, është gazetare shumë e mirë.”

 

/Panoramaplus.al

Author: admin