Bushati dhe Kotzias diskutojnë të premten “çështjet e nxehta” mes dy vendeve

Ministri i për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati konfirmon se ditën e premte do të diskutojë me homologun e tij të Greqisë Nikos Kotciaz çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve.

Lajmi është konfirmuar nga Ministri Bushati pas diskutimeve të buxhetit të vitit 2018 në Komisionin Parlamentar.

Visit Instagram Profile ➤

Mësohet se pikë të takimeve do të jenë edhe çështjet e nxehta si ajo e kufirit detar, ligjit të luftës dhe pronave të shtetasve në të dy anët e kufirit.

Po ashtu Bushati konfirmon se është gati fondi për regjistrimin e emigrantëve.

Bushati: Pjesë e çështjeve konsiderohen edhe sot edhe kësaj dite të nxehta apo të komplikuara që nga shporta e Luftës së Dytë Botërore që është e paadresuar dhe deri tek çështjet e aktualitetit që kanë lidhje me shërbimet konsullore, të drejtat e pakicës.

Në diskutimin e buxhetit, ministri Ditmir Bushati është përballur me përfaqësuesit të opozitës.

Bushati: Në 2016, në vizitë së bashku me kryeministrin Rama kur u prit nga presidenti Obama në Shtëpinë e Bardhë, Ministri i Brendshëm i asaj kohe Saimir Tahiri me drejtorin e FBI kanë firmosur këtë marrëveshje frytet e së cilës po i marrim sot këtu. Prandaj mos u trembni fare as nga prezenca e agjentëve të FBI në Shqipëri, as nga prezenca e përfaqësuesve të institucioneve të ligjzbatimit.

Për vitin 2018, buxheti i dhënë për diplomacinë shqiptare kap vlerën e 20 milion eurove dhe është i fokusuar në 5 prioritete; hapja e bisedimeve për anëtaresimin e Shqipërisë në BE, procesi i rregjistrimi emigrantëve për ti dhënë mundësinë dhe të votimit nga shtetet ku jetojnë, bashkëpunimi rajonal, por dhe organizimi i Samitit të dytë të Diasporës.

Author: admin