Shperthen Neranxi: Ne Himare po behet genocid, ndalojeni!

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani qĂ« s’pyet pĂ«r flokĂ« tĂ« thatĂ« – vetĂ«m butĂ«sï...
Shop Now â€ș

Nga Nikollaq Neranxi*

Dje Edi Rama përdori institucionet që paguhen me taksat tona, për të terrorizuar dhe plaçkitur popullin e Himarës. Erdhën me skafandra dhe të armatosur deri në dhëmbë, edhe pse e dinin mirë që përballë do të kishin njerëz të moshës së tretë dhe jo kriminelë. Pikërisht atëherë kur u duk sikur pranuan të negocionin me ne dhe na sollën edhe ministrat, kur premtuan që nuk do të bënin asnjë veprim pa regjistruar më parë pasuritë tona të patundshme, në mënyrë të pabesë erdhën natën dhe filluan shkatërrimet.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetĂ«m dashuri pĂ«r flokĂ«t tuaj! 💚...
Shop Now â€ș

Ne kemi hapur gjyq dhe shtëpitë janë në masë sigurie nga Gjykata, por shteti mafioz i Edi Ramës nuk pyet për gjykata, sepse ia ka errësuar sytë dëshira për të grabitur pronat tona. Karburanti i Alqit që u shkatërrua dje, ishte në proces gjyqësor.

NĂ« takime me ministrat i ishte premtuar qĂ« do t’i jepej leja qĂ« nĂ« tokĂ«n e tij ai tĂ« ndĂ«rtonte njĂ« tjetĂ«r karburant dhe pastaj tĂ« shembet, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« t’i krijohej mundĂ«sia tĂ« vazhdonte punĂ«n. Por, ia rrafshuan dhe tĂ« zotin e karburantit e futĂ«n nĂ« birucĂ«. Kjo qĂ« po ndodh nĂ« HimarĂ« Ă«shtĂ« njĂ« terror i mirĂ«filltĂ«. I shpallin luftĂ« njĂ« komuniteti tĂ« pafajshĂ«m, vetĂ«m sepse Zoti e deshi qĂ« tĂ« jetonin buzĂ« detit, dhe tani qĂ« mafia nĂ« pushtet bĂ«ri shumĂ« para me paratĂ« e drogĂ«s, duan t’i investojnĂ« nĂ« tokat tona.

I bëj thirrje ministrit të Brendshëm që të mos i përdorë forcat policore kundër njerëzve të pafajshëm, sepse do të mbajë përgjegjësi. Nuk duhet të zbatojë urdhrat e një Kryeministri që i ka ikur arsyeja, por ligjet. I bëj thirrje gjithashtu trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, që të reagojë dhe të dalë në mbrojtje të popullit të Himarës.

Kjo që po ndodh është ajo që unë e kam parashikuar prej kohësh, një gjenocid i pastër, një dëbim nga tokat tona! Ky është një dënim mesjetar i kohëve moderne. Himarjotët kanë nevojë për ndihmën e të gjithëve në këto momente.

*Nikollaq Neranxi, Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Pronave, Shtëpive, Historisë dhe Kulturës, Himarë

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now â€ș

Author: admin