Sot është dita e fundit e Peshoreve, se nesër hyn periudha e Akrepit. E meqë jemi në orët e saj të fundit le t`u hedhim një sy 9 arsyeve për të mos e dashuruar
Është e dashur, por kur ka raste që nxjerr kthetrat prej shqiponje
Përpiqet t`i shmangë debatet dhe t`i bëjë të gjithë të ndihen mirë, ama mos guxo ta provokosh më shumë seç duhet. Do njohësh anën e saj të kundërt.
I kushton fjalëve më shumë rëndësi seç duhet
Thuaji diçka dhe do të ta mbajë mend për gjithë jetën. Nuk do të thotë gjë për momentin, ama do ta analizojë me veten, do ta fusë nën lupë e do të ta kujtojë me pikë e presje pas sa vitesh të jetë nevoja.
Pëlqen përcaktimet konkrete
Nuk para pëlqen devijimet nga tema apo rrugën e mesme. Nëse je në një lidhje me të do konkretisht një emër edhe për atë që ti ndjen: dashuri, pëlqim… çfarëdo që të jetë.
Koherenca është emri i saj i dytë dhe do të të bëjë të tillë edhe ty
Do përpiqet të të ndryshojë edhe në këtë aspekt, madje nuk do hedhësh asnjë hap pa e menduar mirë dhe nuk do rrëfesh asnjë detaj pa pasur koherencë.
Nuk dorëzohet kurrë
Kjo gjë i jep një vetëkënaqësi të pamatë dhe lidhet pak edhe me kokëfortësinë e kësaj shenje.
Nuk njeh kufij
Nëse i ka vënë vetes një qëllim, do bëjë gjithçka për ta arritur, çfarëdo qoftë kostoja dhe nuk do ta kthejë pastaj kokën pas.
Është melankolike me tepri
E lindura e vjeshtës është romantike e melankolike. Mendon, mendon, kujton dhe rikujton…
Ka memorie elefanti
Mban mend çdo gjë, edhe ato që ti s`do doje. Dhe t`i përdor kundër sa herë të jetë nevoja.
Të jetosh me të është si të jetosh i vëzhguar nga kamerat
Një Peshoreje s`i shpëton asgjë. Edhe kur bën sikur nuk e ka mendjen aty.
*Burimi Cosmopolitan