Horoskopi për datën 5 gusht nga Russell Grant

Dashi

Jeta juaj sensuale është në kulmin e saj. Nuk ka pasur kohë më të shkëlqyer për të bërë një udhëtim në çift. Zgjidhni një vend që të mund të argëtoheni. Vishni diçka që tërheq vëmendjen në mbrëmje.

Demi

Familja është shumë krenare për ju, pasi falë punës dhe dedikimit tuaj jeta e tyre është me e lehtë. Por dikush që ecën sipas rregullave nuk e pëlqen stilin tuaj relaksues të punës. Përpiquni të fitoni miratimin e tyre, besojini instinktit tuaj.

Binjakët

Një projekt do t?ju gëzojë shumë. Përgatitja e një histori që t?ju rikthejë në kujtesë fëmijërie do t?ju ndihmojë t?i shtoni entuziazëm jetës. Nëse jeni në borxhe mos u shqetësoni, sepse çdo gjë është kalimtare.

Gaforrja

Mendojeni të blini diçka luksoze, në vend që të ruani paratë. Këshillohet që ta trajtoni veten me një bizhu të shtrenjtë, pajisje elektronike ose pushime. Mos lejoni që një çështje pune ose partneri/partnerja t?ju bëjë pesimistë.

Luani

Përdoreni fuqinë tuaj për të marrë atë që doni. Kërkoni një takim romantik, aplikoni për një kredi apo bëni një intervistë pune. Do të jetë e pamundur t?i rezistosh sharmit tuaj. Dhe mos harroni ta ndërthurni punën me kënaqësinë, pavarësisht se kolegët janë kundër kësaj.

Virgjëresha

Më në fund do të keni mundësinë të qetësoheni. Fikeni telefonin dhe qëndroni larg mediave sociale. Fokusohuni në aktivitetet që pëlqeni dhe gjallëria juaj për jetën do të rikthehet

Peshorja

Stafi juaj do të shpërblehet me një çmim dhe do të jetë shumë argëtuese të merrni pjesë në këtë ceremoni. Blijini vetes një veshje speciale. Një i afërm nuk ndalon me kritikat, por mos i merrni personale, thjesht është xheloz/e.

Akrepi

Jeta në shtëpi të falë kënaqësi. Ju pëlqeni të merreni me punët e shtëpisë apo të gatuani, kështu që shfrytëzojeni këtë mundësi që të gatuani diçka speciale. Mos u mashtroni nga një lajm zhgënjyes, përqendrohuni në atë që dëshironi të ndodhë.

Shigjetari

Miqësia mund të kthehet në romancë me vetëm pak mundim. E pëlqeni ndjesinë që përjetoni kur jeni me dikë që njiheni prej vitesh. Kështu që lëreni veten të bini në dashuri.

Bricjapi

Një takim pasionant do t?iu lumturojë. Përfitoni nga kjo mundësi për të bërë disa blerje, pasi do të gjeni veshje që do t?ju bëjnë të dukeni të mrekullueshëm. Mjaft u shqetësuat, por lëreni imagjinatën të lirë gjatë punës.

Ujori

Dikush ka rënë në dashuri me ju, por ende nuk e dini nëse jeni gati për një lidhje. Marrja e dokumenteve që do t?ju duhen nuk do të jetë e lehtë, pasi do të hasni në kundërshtime.

Peshqit

Puna është një vend i mrekullueshëm për impulsin tuaj të kreativitetit. Dekori i zyrës mund t?ju japë gjithashtu kreativitet dhe sukses. Një koleg/e mund t?ju dekurajojë nga një blerje që e dëshironi, por ndiqni instinktin./

Author: admin