5 shenjat e horoskopit që s’ua mban xhepi lekët

Ndërkohë që ca shenja horoskopi kanë gjithnjë lekë në fund të muajit, disa të tjera shpenzojnë pa limit, mundësisht sapo marrin rrogën. Për cilat po flasim? Saktësisht për Dashin, Demin, Luanin, Peshoren dhe Ujorin.

Dashi

Ndër shenjat më impulsive të horoskopit dhe jo më kot, Dashi është njish për të harxhuar direkt lekët. Kur një Dash sheh diçka që e do, e blen, pa menduar fare me gjatë.
Dashi është gati të blejë online veshje dhe bileta udhëtimi, sepse jeton me një moto shumë të qartë: “Blije direkt, pendohu më vonë”.

Demi

Si një shenjë që udhëhiqet nga Afërdita, Demi vdes për sende luksoze dhe për përvoja të paharrueshme. Një Dem i do shumë lekët dhe ka një marrëdhënie shumë të mirë me to. Ndryshe nga shenjat e tjera në këtë listë, Demi shpenzon shumë, ama, edhe gjen 1001 mundësi për t’i shtuar paratë.

Luani

Luani është jashtëzakonisht bujar, ndaj e ke gjithnjë gati për të paguar tavolinat, për të qerasur miqtë, për të dhënë borxhe dhe për të bërë dhurata të shtrenjta. Sigurisht, Luani nuk harron as veten, ndaj nëse pyet veten se ku shkojnë paratë e Luanit, me shumë mundësi mund t’i gjesh në dollap, ose në albumet e celularit.

Peshorja

Si një tjetër shenjë e udhëhequr nga Afërdita, edhe Peshorja vdes të bëjë shopping, të blejë veshje të reja dhe bizhuteri. Një Peshore do të duket gjithnjë bukur dhe shpenzon në produkte për kujdesin e lëkurës, parfume, veshje, aksesorë, sigurisht edhe në trajtime spa.

Ujori

Si një shenjë ajri, Ujori është i apasionuar pas teknologjisë. Është gjithnjë i pari në dyqan dhe vihet në rresht për të blerë telefonin e ri dhe pajisje të tjera.

Nga ana tjetër, Ujori është një shenjë shuuumëë altruiste, ndaj vdes të dhurojë para për njerëzit në nevojë, apo të llastojë personat e dashur.

Author: horoscope