5 persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Konkretisht, R. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në një çantë shpine iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.
A. C., 26 vjeç, banues në fshatin Gorisht, Vlorë, është arrestuar pasi ka dhunuar fizikisht të dashurën e tij dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për ndalim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin E. Ç., 32 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-D. D., 36 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;
-A. J., 49 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.