Telefoni nuk është një mik i mirë i gjumit! Përveç gjumit, ai ju dëmton gjatë ditës në aq shumë mënyra sa nuk e merrni dot me mend.
Çfarë duhet të eliminoni?
- Fjetjen me të
Një telefon celular është në thelb një transmetues dhe marrës elektromagnetik. Kjo do të thotë se lëshon valë radioje. Megjithëse nuk është vërtetuar akoma, studimi vazhdon të tregojë se si valët mund të ndikojnë në trurin tuaj pasi të ekspozohen për orë të gjata. Nëse është e pamundur që ta fikni ose ta lini në një dhomë tjetër ndërkohë që flini, provoni ta mbani atë në “aeroplane mode”.
- Ekspozimin ndaj dritës blu për shumë kohë
Drita e ekranit shtyp melatoninën, hormonin që rregullon ciklin tuaj të gjumit që është një arsye tjetër që nuk duhet të jeni afër tij ndërsa flini. Drita blu gjithashtu shkakton dhimbje koke dhe probleme të syrit dhe shikimit. Provoni të rivendosni nivelet e dritës në telefonin tuaj dhe të ndizni filtrin e dritës blu.
- Përdorimin e tij me një sinjal të dobët
Kur shihni një sinjal të dobët, do të thotë që telefoni po harxhon më shumë energji që përkthehet në më shumë dëm për shëndetin tuaj. Dr. Devra Davis, thotë: E vërteta në lidhje me “rrezatimin e telefonave celularë, çfarë po bën industria për ta fshehur atë dhe si ta mbroni familjen tuaj”, rekomandon përdorimin e një linje fikse ( telefoni shtëpie) dhe mbajtjen larg të telefonit celular kur sinjali i valëve është i dobët. Kjo bën që telefoni edhe të nxehet që është një rrezik tjetër.
- Mbajtja e tij në kontakt me lëkurën tuaj
Ekzistojnë disa studime që përqendrohen në lidhjen midis telefonave celularë dhe kancerit, konkretisht sinjalit të tyre të transmetimit që është rreth 900 MHz, gjë që e bën telefonin tuaj të nxehet. Lëkura juaj thith lehtësisht nxehtësinë në copa të vogla sa herë që e mbani afër trupit.
Provoni të përdorni kufje ose altoparlant gjatë kohës që flisni, për të shmangur prekjen sa herë që keni mundësi.
- Të parit në ekran shkakton probleme me posturën
Është një fakt i njohur që përdorimi i telefonave celular shkakton dëmtime të gishtit të madh. Por, ekziston edhe një problem tjetër që quhet “qafë teksti”. Siç sugjeron emri, kur përkulni qafën përpara për të parë në ekran, problemet me qafën rriten gradualisht.
Dhe me kalimin e kohës, pesha që ndjen qafa mund të jetë 5 herë më shumë se pesha juaj e kokës. Kjo shkakton dhimbje në qafë dhe anomali në sjellje. Mbajeni telefonin në nivelin e syve, duke e mbajtur qafën sa më drejt që të jetë e mundur.