Princesha Latifa al Maktoum, vajza që po mbahet e rrëmbyer nga babai i saj sundimtari i Dubait Sheiku Mohammed, i ka kërkuar policisë britanike që të hetojë në lidhje me zhdukjen e motrës së saj të madhe, Latifa.
Nëpërmjet një letre të dërguar nga Dubai, aty ku ajo mbahet e burgosur, Princesha bën thirrje që të hetohet zhdukja e motrës në një rrugë në Cambridge.
Latifa, 34 vjeçe, i është lutur Policisë së Cambridgeshire të fillojë një hetim të ri, pasi sipas saj, kjo mund të ndihmojë në lirimin e Princeshës Shamsa, tani 38 vjeçe.
Ajo u kap me urdhër të babait të tyre miliarder, pasi iku nga prona e tij në Surrey në vitin 2000. Shamsa, asokohe 18 vjeçe, dyshohet se u drogua dhe u dërgua në Dubai përmes Francës me helikopterin privat të babait të saj.
Princesha nuk është parë në publik prej më shumë se 20 vitesh dhe nuk dihet asgjë në lidhje me fatin e saj.