Mungesa e rekomandimit të mjekut për një ndërhyrje emergjente në zemër u bë shkak sipas 47 vjeçarit Dashnor Zoga për vdekjen e bashkëshortes së tij.
15 ditë më parë gruaja e tij, Dallandyshe Zoga ndërroi jetë ndërsa sot i shoqi akuzon mjekët për neglizhencë.
Dashnor Zoga, nga fshati Suk kallëzoi në Prokurorinë e Fierit mjekun kardiolog ku e shoqja kurohej pasi sipas tij, ai nuk e ka klasifikuar si urgjent rastin e saj dhe planifikimi në datën 1 mars për ndërhyrje u bë shkak për vdekjen.
Në një komunikim për News 24 mjeku shprehet se ja ka lenë në dorë drejtësisë që të veprojë. Tpz.al