467 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Itali, ndërsa janë konfirmuar 14372 raste të reja. Sot bilanci ishte më i ulët në krahasim me ditën e djeshme, ku u regjistruan 492 viktima dhe 15.204 raste të reja.
Ndërkohë, situata në spitale po shkon drejt përmirësimit, ndërsa raste aktive janë ende të larta. Sipas informacioneve, rajonet si Veneto, Kalabria dhe Emilja Romanja mund të kthehen të “verdha”, pra me masa më të lehta, që parashikojnë dhe hapjen e bareve dhe restoranteve gjatë ditës, dhe lëvizjen e lirë brenda rajonit.
Rajone si Lombardia Piemonte dhe Lacio, që përflitej se mund të ktheheshin në të verdha, nuk e kanë të sigurt, dhe mund të mbeten “portokalli”, ndërkohë në gjendje karantine pothuajse totale, mbeten vetëm Sicilia dhe provinca e Bolzanos