
Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikar në InstaStory 46 ditë para zgjedhjeve një pyetje që lidhet me premtimet e Ramës.
Ai thotë se Rama premtoi se deri më 2018 të gjitha klasat do të ishin digjitale, por edhe pse u shpërdoruan 3.5 milionë dollarë, për Bashën ky është dështim.
Sipas tij edhe klasat digjitale janë një ndër 100 dështimet e Ramës në 8 vite, dhe një premtim i pambajtur.