Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dorëzoi sot në SPAK kallëzim penal ndaj ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, kreut të policisë, Ard Veliu, kreut të SHÇBA dhe drejtuesit të komisariatit numër 1 për dhunën e ushtruar ndaj aktivistit Donald Martini brenda komisaritit në dhjetor të vitit të shkuar.
“Është në kallëzim penal personal i shtetasit Donald Martini që jo rashtësisht na ka sjellë të gjithëve ne si Aleancë pranë SPAK. Kjo është një dhunë e komanduar, e urdhëruar, e mirëmenduar dhe nuk ka pasur në fokus vetëm aktivistin e Aleancës Donald Martini dhe tre aktivistë të tjerë por është një dhunë e mirëmenduar ndaj Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Objekti i kallëzimit është dhuna e ushtruar brenda komisariatit numër 1 por subjekte të klallëzimit janë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, drejtuesi i SHÇBA, struktura të tjera drejtuese dhe drejtuesi i komisaritit numër 1. Nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret referuar kërkesave të bëra nga aktivistët e Aleancës.” tha Adriana Kalaja.
Martini së bashku me Astrit Seranaj, Gentian Hasani, dhe Ergys Mërtirin u ndaluan dhunshëm nga policia në përpjekjen e tyre për të bërë liven e përditshëm para sheshit të teatrit dhe më pas u shoqëruan forcërisht në komisariat pa asnjë arsye, përgjatë së cilës është ushtruar dhunë psikologjike.