Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur këtë mesditë, në qytetin e Belshit.
Policia njofton se mjeti tip “Volkswagen”, me drejtuesen shtetasen A.Gj., 39 vjeç, banuese në Elbasan, është përplasur me një motoçikletë, me drejtues shtetasin S. B., i cili fatkeqësisht ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Belsh – Kuçovë, në fshatin Dëshiran mjeti tip “Volkswagen”, me drejtuesen shtetasen A.Gj., 39 vjeç, banuese në Elbasan , është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin S. B., banues në fshatin Dëshiran.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës dhe është plagosur shtetasja Z.Z., e cila ishte pasagjere në motoçikletë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.