Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi E. D. ishte në gjendje të dehur, në masën 0.78 mg/litër. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.
Po kështu nga policia e Beratit është arrestuar edhe shtetasi E. D., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi në ambientet e jashtme të spitalit rajonal Berat, gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë të Njësisë Operacionale të Rendit Publik dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.
Policia e Beratit ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin e mbrëmjes së të enjtes në këtë qytet dhe që përfundoi me një të plagosur. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 37 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim” Berat, i cili duke drejtuar mjetin tip “BMW”, pasi ka humbur kontrollin ka goditur 4 mjete që ishin të parkuara dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë është dëmtuar pasagjeri që ishte në mjetin e tij, shtetasin I. Th., 39 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat, i cili është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës Tiranë.