300 mln lekë për rikonstruksionin e bashkisë Durrës, Kuçi: Papërgjegjshmëri e “Rilindjes”

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi, e ka cilësuar “papërgjegjshmëri të “Rilindjes”” faktin se bashkia e Durrësit ka planifikuar të shpenzojë 30 milionë lekë të reja për rikonstruksionin e godinës.

Sipas Kuçit, shpenzimet për godinën bëhen në një kohë kur mijëra banorë jetojnë në çadra e kontejnerë, mijëra familje janë pa shtëpi dhe asnjë pallat nuk është ndërtuar për të strehuar banorët e Durrësit.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Kryetarja e LSI Durrës bën apel që më 25 prill, qytetarët t’i japin fund kësaj papërgjegjshmërie.

Më herët gjatë ditës, “DurrësLajm” publikoi lajmin se gjatë këtij viti është planifikuar rikonstruksioni i bashkisë Durrës, në të cilën prej rreth 16 vitesh nuk janë kryer punime.

Postimi i Kontjana Kuçit:

Teksa banorët presin zgjidhje për banesat e dëmtuara nga tërmeti, bashkia Durrës shpenzon qindra milionë lekë për rikonstruksionin e godinës së Bashkisë.

300 milionë lekë të vjetra për rikonstruksionin e godinës së bashkisë Durrës teksa me mijëra banorë jetojnë në çadra dhe kontinierë.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

5.5 milionë lekë të reja do të akordohet për sallën e Këshillit Bashkiak për sistemin e konferencave teksa me mijëra familje janë pa strehim.

720 milionë lekë të vjetra do të kushtojnë gjatë këtij viti rikonstruksionet e godinave të institucioneve të pushtetit vendor në bashkinë Durrës teksa as edhe një pallat nuk është ndërtuar për familjet me banesa të dëmtuara.

Më 25 do t’i japim fund kësaj papërgjegjshmërie të “Rilindjes

Author: admin