Kongresin e PS-së, Edi Rama e nisi me urimin për 30-vjetorin e themelimit të partisë Socialiste të Shqipërisë. Më tej kryetari i PS-së, tha se kjo ditë bëhet dyfish më e veçantë, pasi ka shijen e fitores së tretë radhazi.
Kryeministri Rama gjithashtu falënderoi të gjithë ata që kontribuan për Partinë Socialiste. Ai e pati një falënderim të veçantë për Fatos Nanon.
“Faleminderit të gjithë atyre që i dhanë kësaj partie emrin, misionin, vlerat dhe tiparet e mëdha të ndryshimit. Patjetër faleminderit liderit të parë të saj,. babait tim politik që në fillim e desha, pastaj e ‘vrava’ dhe pastaj e rigjeta të rilindur në respektin dhe vëmendjen e ndërsjelltë ndaj njëri-tjetrit. Faleminderit atyre që në emër të PS-së i shërbyen vendit në këto 30 vite. Mbi të gjitha faleminderit të gjithë anëtarëve të kësaj familjeve dhe kontribuuan gjatë kësaj periudhe 30-vjeçare shpresash, ndryshimesh të mëdha, ku jemi rrëzuar, jemi ngritur dhe kemi vazhduar të ringrihemi së bashku”, tha Rama.