
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur për herë të parë këtë vit 3 muaj para zgjedhjeve drejtuesit politik të PS nëpër qarqe.
Mësohet se në këtë takim po diskutohet për sfidat e PS-së, çfarë është arritur dhe çfarë duhet adresuar deri më 25 prill, teksa tashmë zgjedhjet janë vetëm 3 muaj larg.
Hartimi i listës së kandidatëve është ndër sfidat kryesore të PS-së dhe pritet që takimet e shtabit të jenë më të shpeshta.