Ndodh që për disa gjëra – nga aroma e trupit e deri te tradhtia – të mos gjejmë guximin t’ua themi partnerëve, madje as pas ndarjes. Margò, administratorja e Instagramit të Anabel Media në Instagram, pyeti ndjekësit se çfarë nuk ia thanë kurrë ish-të dashurit/ës. Të qenit anonim ndihmon dhe disa prej tyre gjetën guximin të shkruanin që:
1. Mënyra si flet anglisht është shumë e shëmtuar.
2. Nuk i thashë kurrë që nuk më pëlqente aroma e tij e trupit.
3. Që ishte partneri im i parë seksual, por ai nuk e kuptoi kurrë.
4. Që nuk ishte mjaftueshëm i mirë në shtrat.
5. Që doja më shumë kushëririn e tij.
6. Nuk i thashë kurrë që u lidha me të se thjesht se nuk kisha çfarë bëra gjatë asaj kohe.
7. Që jam biseksuale.