21-vjeçarja ndërroi jetë te Infektivi, xhaxhai bën deklaratën e fortë: Amantia nuk ishte me COVID

21-vjeçarja nga Gramshi me banim në Tiranë, Amantia Çarçiu, nuk vdiq nga COVID 19. Është kjo deklarata akuzuese që bën xhaxhai i saj Fredi Çarçiu në një prononcim për newsbomb.al. Sipas tij, Amantia ka vuajtur nga diabeti dhe bajamet.

Visit Instagram Profile ➤

“Vajza ka vuajtur nga diabeti dhe bajamet, ka shkuar në spital me temperaturë nga bajamet. Ka qenë më tempertaturë të vazhdueshme disa ditë.

 

Ne nuk e dërguam menjëherë në spital sepse e dinim si ishte gjendja të Infektivi dhe për më tepër e dinim që temperaturën ia shkaktonin bajamet. Vajza kishte një javë e shtruar në spital por e kishte kaluar tre-katër herë këtë krizë”, thotë xhaxhai teksa mohon me forcë që 21-vjeçarja të ketë vdekur nga COVID.

 

“Nëse ajo është viktimë e covidit, atëhere e kanë vrarë ata. Kam tre javë që kam ardhur nga Gjermania dhe doja të dilja me të dhe jo ta varrosja.

 

Në 24 orët e fundit, para se të ndërronte jetë, vajza ka folur me mua në kamera: më vjen shumë keq që s’e regjistrova videon. Humba dritën e syve”, rrëfen me tej për newsbomb.al xhaxhai.

 

“Sot e motra, shkoi të tërheqë dosjen nga spitali dhe çfarëdo të jetë shkruar në atë dosje unë nuk e besoj, nuk e di çfarë politike luhet që thonë se vajza vdiq nga COVID por unë i akuzoj drejtpërdrejt dhe marr gjithçka parasysh sepse kam besim që e drejta do vërtetohet”, thotë më tej Fredi Çarçiu për newsbomb teksa shton se asnjë prej familjarëve të Amantias, përfshirë edhe të ëmën që i ka ndenjur te koka gjatë ditëve me temperaturë, nuk janë testuar pozitivë me COVID.

 

“Amantia nuk ka vdekur nga COVIDI, që u fusin frikën njerëzve këta. Dua të përgënjeshtroj këtë”, thotë më tej ai teksa rrëfen se Amantia ishte një vajzë e qeshur të cilën e donin të gjithë, pavarësisht mbipeshës.

 

“Ka qenë një vajzë që kush e shikonte në rrugë e mbante mend me buzqëeshjen e vet, e donte jetën dhe luftonte pavarësisht mbipeshës, e kalonte me shaka, të gjithë e donin, ishin prototipi i lagjes.

 

Sapo kishte mbaruar provimin e shkollës së lartë, tani në korrik kishte dhënë provimin e saj të parë, nuk arriti të merrte as diplomën”, përmbyll mes dhimbjes dhe trishtimit për humbjen e madhe xhaxhai i Amantias./ newsbomb.al

Author: admin