Gjykata e Durrësit ka marrë vendimin sot për 55-vjeçarin që u kap me 17 kg heroinë në kamion.
Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për shoferin e kamionit, Sulo Pajo.
Kamioni i tij u kap me heroinë më 26 qershor nga nga autoritetet portuale në Durrës. Kamioni me targa shqiptare u ndalua në pikën kufitare të Hanit të Hotit pasi dyshohej se kishte mall të paligjshëm, ndërsa për skanim më të specializuar u dërgua në Durrës.
Në vijën e dytë të kontrollit është pikasur një modifikim në pjesën e serbatorit, ku ishte fshehur droga.