14 viktima dhe 46 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 14 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 46 raste të reja nga 3 073 testime.

Prej rasteve të reja 19 janë në Shkup, 5 Radovish, Prilep dhe Kërçovë 4, Kumanovë 3, Strumicë, Manastir dhe Gositvar 2, dhe nga 1 rast në Negotinë, Ohër, Strugë, Gjevgjeli dhe Berovë.

Visit Instagram Profile ➤

Prej pacientëve të vdekur, tetë janë nga Shkupi, nga dy në Gostivar dhe Kërçovë dhe nga një në Kumanovë dhe Tetovë.

Gjithashtu betejën me Covid në orët e fundit e kanë fituar 147 pacientë.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Maqedoni janë konfirmuar të infektuar me Covid 147 190 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 5 356 qytetarë.

Author: admin