
Lideri i opozitës Lulzim Basha vijon të numërojë dështimet sipas tij të kryeministrit Edi Rama.
Këtë herë kryedemokrati e shtron si quiz pyetjen teksa thotë se dëmi në buxhetin e shtetit gjatë qeverisjes së Ramës ka qenë 6.2 miliardë euro teksa i referohet KLSH, e cila thotë se humbja më e madhe u shkaktua nga PPP.
“100 dështimet e Ramës në 8 vite
Cili ka qenë dëmi në buxhetin e shtetit gjatë qeverisjes së Ramës?
Përgjigjja: Dëmi ka qenë 6.2 miliardë euro”,shkruhet në videon e publikuar nga Basha.