Në shumë raste gëzojnë një reputacion të keq në zodiak. Ne besojmë se është një keqkuptim, ose edhe zili, por gjithsesi nuk do flasim për këtë, por për 10 shenja që të bëjnë t’i dallosh Binjakët, edhe nëse janë me kilometra larg.
1. Binjakët janë me “2 fytyra”
Jo domosdoshmërisht është diçka e keqe. Pas një buzëqeshje të pakuptueshme, fshihen një engjëll dhe një djall që gjatë gjithë kohës marrin vendime. Për ca njerëz jeni më të mirët; të tjerët urojnë mos t’ju kenë as në lagje.
2. Njerëzit nuk duan të shohin anën tuaj të keqe
Binjakët kanë medalje ari në injorimin e të tjerëve dhe nuk e kanë fare problem t’u përplasin derën në fytyrë njerëzve që i lëndojnë.
3. Jeni shumë po shuuuumë besnikë ndaj atyre që doni
Binjakët nuk kanë fare frikë që të kalojnë gjithë jetën me personat që duan.
4. I merrni shumë seriozisht marrëdhëniet
Ju investoni mendjen, shpirtin dhe zemrën në një marrëdhënie dhe doni të ndërtoni raporte të shëndetshme, qofshin ato miqësore apo romantike.
5. Jeni njisha në komunikim
Po, patjetër që flisni pa fund, kërkoni, jepni, merrni këshilla dhe doni vetëm të komunikoni. Nëse keni një hatërmbetje me dikë, nuk e lini të kalojë, por e diskutoni menjëherë.
6. Jeni flutura sociale
Edhe nëse nuk jeni personi më i dashur apo i pëlqyer në dhomë, sërish dini të hyni në muhabet dhe të jeni një shoqëri e mirë për këdo.
7. Nuk kënaqeni me pak
Është e vërtetë! Kërkoni gjithnjë e më shumë, nga të gjithë.
8. Mendoni kaq shumë…
Binjakët krijojnë kaq shumë skenare në mendje, sa kur mërziten nuk e ndajnë dot nëse kanë imagjinuar apo ka ndodhur vërtet.
9. Nuk i shmangeni sherreve
Nëse mendoni se keni të drejtë, asgjë dhe askush nuk ju ndal dot.
10. Urrejtja dhe dashuria janë dy anët e një monedhe
Binjakët duan dhe urrejnë me të njëjtin pasion.