Drejtuesi i LSI-së për Tiranën, Përparim Spahiu thotë se kërkesa e opozitës së bashkuar për të shtyrë afatin e kartave të identitetit deri më 30 prill, vjen pasi rreth 1 milion qytetarë rrezikojnë të mos votojnë për shkak të skadimit të afatit të kartës së identitetit dhe për të vota rrezikon që të mos jetë e barabartë.
“Pushteti i sotëm injoron ata votues që nuk i identifikon si të vetët, ndërkohë “të vetëve” u shkon në shtëpi për t’u rinovuar dokumentet.
Garantimi i të drejtës kushtetuese të votimit sjell domosdoshmërinë e një akti normativ që shtyn vlefshmërinë e dokumenteve”,-shkruan Spahiu në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
“Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet”.
Neni 45 i Kushtetutes sanksionon këtë të drejtë themelore, e cila qëndron në themel të çdo shteti modern. Vota në Shqipëri rrezikon të mos jetë e barabartë për të gjithë. Rreth 1 milion qytetarë rrezikojnë të mos votojnë për shkak të skadimit të afatit të kartës së identitetit.
Për këtë arsye Opozita e Bashkuar ka kërkuar shtyrjen e afatit të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike deri më 30 prill 2021. Informacionet paraprake flasin për një proces selektiv të kryerjes së procesit të rinovimit të kartave të identitetit.
Pushteti i sotëm injoron ata votues që nuk i identifikon si të vetët, ndërkohë “të vetëve” u shkon në shtëpi për t’u rinovuar dokumentet. Garantimi i të drejtës kushtetuese të votimit sjell domosdoshmërinë e një akti normativ që shtyn vlefshmërinë e dokumenteve.
Subvencionimi i kostove të aplikimit për shtresat në nevojë është i nevojshëm në kushtet kur kostoja për një familje, e kalon shumën e një pensioni mujor.
Këto masa duhet të ndërmerren sa më shpejt, jo se janë kërkesë e opozitës, por sepse e drejta e votës është fondamentale për shtetin dhe demokracinë.tpz.al