☰ “Babai po më mban peng, kam frik për jetën time”, OKB kërkon dëshmi nga Emiratet që Princesha Latifa është gjallë

Në videot e regjistruara fshehurazi të shpërndara me BBC pak ditë më parë, Princesha Latifa akuzonte babanë e saj, duke thënë se ai e mbante peng në Dubai, që kur ajo u përpoq të arratisej në 2018

 

OKB ka kontaktuar David Haigh nga fushata “Free Latifa” duke kërkuar qasje në pamjet.

“Ne kemi pyetur në lidhje me situatën e saj aktuale dhe kemi kërkuar që qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe të përgjigjet si një çështje përparësie,” tha Liz Throssell, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të KB për të Drejtat e Njeriut. “Do të vazhdojmë të monitorojmë situatën”, shtoi ajo.

Qeveria e Dubait ose ministria e jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe nuk kanë komentuar ende.

Babai i Princeshës Latifa, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum, është një nga krerët më të pasur të shtetit në botë, sundimtari i Dubait dhe nënkryetari i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Më herët, një avokat që paraqiti çështjen e Princeshës Latifa në OKB, Rodney Dixon, i tha BBC: “Ne shpresojmë që një hetim i OKB, të jetë vendimtar për lirimin përfundimisht të Princeshës Latifa.”

Çfarë dimë për Princeshën Latifa?

Me ndihmën e miqve, Princesha Latifa u përpoq të largohej nga Dubai për të filluar një jetë të re në shkurt 2018.

“Nuk më lejohet të ngas makinën, nuk më lejohet të udhëtoj ose të largohem fare nga Dubai”, tha ajo në një video të regjistruar pak para arratisjes së saj.

Por ditë më vonë, princesha u kap nga komandot në një varkë në Oqeanin Indian. Ajo u kthye.News bomb.

Author: admin